Trageti përfshihet nga flakët në Filipine, 28 të vdekur
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Të paktën 28 ​​persona humbën jetën dhe 230 të tjerë u shpëtuan pasi një traget pasagjerësh mori flakë në Filipine.

Zjarri filloi në kabinat e anijes me ajër të kondicionuar të mërkurën mbrëma, por është e paqartë se si, thanë zyrtarët.

Mes të vdekurve janë të paktën tre fëmijë, përfshirë një foshnje gjashtë muajshe.

Më herët, sipas zyrtarëve nuk dihej numri i personave të zhdukur, sepse nuk dihej edhe numri i saktë i pasagjerëve, shkruan BBC, përcjell KosovaPress

Roja bregdetare e Filipineve tha se operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdonin dhe nuk kishte shenja të mbingarkesës në anije.

Trageti mori mori flakë rreth orës 22:40 me orën lokale (14:40 GMT) në ishullin Baluk-baluk në provincën Basilan. Ai ishte duke udhëtuar në një ishull tjetër.

Filipinet, një arkipelag me më shumë se 7600 ishuj, ka rekord të dobët të sigurisë detare. Anijet janë shpesh të mbipopulluara, si dhe raportohet për shumë anije të vjetruara ende në përdorim. Majin e kaluar, të paktën shtatë persona kanë humbur jetën pas një zjarri në një target, që ka transportuar 134 persona.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024