Totti përkrah Mourinhon, thumbon lojtarët e Romës

Totti përkrah Mourinhon, thumbon lojtarët e Romës

Francesco Totti ka shprehur përkrahje drejt trajnerit nën presion të Romës Jose Mourinho, duke thënë që skuadra italiane nuk ka lojtarë të nivelit botëror, dhe duke kërkuar që të ketë durim për Mourinhon që ta rikthejë skuadrën në garë për titullin e Serie A.

Mourinho, i cili erdhi në krye të Romës në fillim të këtij sezoni, nuk k treguar paraqitje me skuadrën nga kryeqyteti, ku në nëntë ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm tre fitore, përcjell KosovaPress.

Humbja me rezultat 3:0 në vikend kundër Interit ishte humbja e dytë radhazi për Romën, ku në përballjen kundër Interit ishin rikthyer nga humbja 1:0 kundër Bolognas.

Pavarësisht paraqitjeve jo të mira, legjenda e klubit romak Francesco Totti ka shprehur përkrahje drejt Mourinhos, por duke thumbuar lojtarët aktual të Romës.


“Për të fituar të nevojiten lojtarët e duhur. Për të fituar të duhet një trajner i rëndësishëm. Të duhet një skuadër e cila të bën të ndihesh si në shtëpi pavarësisht nivelit të punës që e bën këtu”, tha Totti.

“Nuk dua të tregoj mos respekt për skuadrën momentale, sepse është një skuadër e rëndësishme me lojtarë të rëndësishëm. Por në skuadër nuk ka kampionë, lojtarë të nivelit botëror, dhe kjo është e qartë. Vetëm disa lojtarë të mirë të cilët mund ta tregojnë vetën në disa raste”, shtoi legjenda e Romës.

Skuadra e Romës nuk e ka fituar titullin e Serie A që nga viti 2001, ndërsa që nga viti 2008 nuk kanë arritur që të fitojnë një trofe.

Jose Mourinho së bashku me skuadrën romake kanë regjistruar shtatë humbje në 16 ndeshje e para të Serie A për herë të parë që nga sezoni 2008/09.  

Lexo edhe

Video

error: