Tottenhami po synon të transferojë yllin e Barcelonës

Tottenhami po synon të transferojë yllin e Barcelonës

Skuadra londineze Tottenham thuhet se është duke shikuar rreth mundësisë që të arrijë një marrëveshje në formë huazimi me Barcelonën për mbrojtësin Clement Lenglet.

Pas ardhjes së Garcias në skuadër, Lenglet nuk ka pasur minutazhë të kënaqshme te Barça, ku edhe spekulohet se mund të largohet këtë verë nga “Camp Nou”, përcjell KosovaPress.


Tani, siç mësohet nga “Sport”, Tottenhami po synon që ta transferojë mbrojtësin francez në Londër, pasi që ky i fundit pëlqehet nga trajneri Antonio Conte.

Barcelona dëshiron me çdo kusht që ta largojë Lenglet nga skuadra që të lirojë klubin nga paga e tij dhe që të përfitojë para në mënyrë që të ketë përforcime të reja gjatë kësaj vere për Xavin.

Lexo edhe

Video