Tottenham në kërkim të trajnerit të ri

Tottenham në kërkim të trajnerit të ri

Pas shkarkimit të Jose Mourinho, një tjetër trajner portugez pritet ta zëvendësojë atë te “Gjelat”.

Tottenham Hotspur është në bisedime me Nuno Espirito Santo për t’u bërë trajneri i tyre i ri, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.


Skuadra angleze është duke punuar në detajet e fundit të kontratës të cilën do t’ia ofrojë Santos, dhe ky i fundit thuhet se është duke e konsideruar postin e trajnerit te klubi londinez, përcjell KosovaPress.

Drejtori i ri sportiv Fabio Paratici ka mbërritur dje në Londër, dhe spekulohet se ai e do me çdo kusht që marrëveshja të përfundohet, pasi që edhe gjatë kohës sa ishte te Juventusi, Nuno Espirito Santo ishte dëshira e tij për të marrë timonin e “Zonjës së Vjetër”.

“Gjelat” ka kohë që janë në bisedime me trajnerë të ndryshëm, ku edhe kanë zhvilluar takime me Conte, Enrique dhe Paulo Fonseca.

Lexo edhe

Video

error: