Tottenham në bisedime me Juventusin për McKennie

Tottenham në bisedime me Juventusin për McKennie

Skuadra londineze Tottenham Hotspur ka filluar bisedimet me Juventusin për të arritur një marrëveshje të mundshme me mesfushorin Weston McKennie, raporton “Calcio Mercato”.

Tottenham është duke punuar që të arrijë një marrëveshje sa më shpejtë, marrëveshje kjo e cila do të jetë në formë huazimi për yllin amerikan për sezonin 2021/22, përcjell KosovaPress.


“Zonja e Vjetër” është e hapur që ta lejojë McKennien të largohet nga klubi këtë verë, por do të preferonte që marrëveshja të jetë një transferim permanent dhe jo huazim.

McKennie u transferua nga Schalke tek Juventusi në fillim të muajit shtator të vitit 2020 dhe deri tani ka arritur të bëjë 46 paraqitje, duke regjistruar gjashtë gola dhe tre asistime mbi emrin e tij.

Lexo edhe

Video