Tottenham e nis vitin 2022 me fitore kundër Watford
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Watford dhe Tottenham, e vlefshme kjo për xhiron e 21 të Premier Ligës angleze.

Skuadra e Antonio Contes ka arritur ta fillojë vitin 2022 me fitore, ku e mposhti me rezultat minimal 1:0 si mysafirë Watfordin, përcjell KosovaPress.

Kur shihej se ndeshja ishte drejt përfundimit pa gola, mbrojtësi Davinson Sanchez befason skuadrën e Watford, duke shënuar golin e fitores për Tottenhamin në minutën e 90’+6 shtesë të ndeshjes.

Me tre pikët e reja, skuadra e Tottenham ngjitet në pozitën e pestë në tabelë me gjithsej 33 pikë të arkëtuara, plot 20 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Watfordi që zë vendin e 17 në Premier Ligën angleze.

Rezultati final i ndeshjes është 1:0 në favor të Tottenhamit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024