Totaj: Në Prizren do të shtojmë kapacitetet e reja ekonomike dhe mbështesim fuqishëm bizneset

Totaj: Në Prizren do të shtojmë kapacitetet e reja ekonomike dhe mbështesim fuqishëm bizneset

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj e ka nisur javën me vizita në biznese e në një fermë në Vlashnje, i shoqëruar nga kandidati për Kuvend Komunal Alban Bislimaj.

Totaj është njohur nga afër me sfidat, vështirësitë që pandemia ua ka krijuar dhe me pritjet e tyre nga pushteti i ardhshëm komunal.


Ai ka thënë se funksionalizimi i zonës ekonomike, mbështetja e bizneseve ekzistuese për ngritjen e kapaciteteve, tërheqja e investitorëve të huaj- janë vetëm disa nga planet konkrete për katër vjetët e ardhshme.

“Qyteti i Prizrenit, përveç se do të bëhet qytet më i mirë për të jetuar, në qeverisjen tonë, do të bëhet po ashtu qendër lidhëse ekonomike, mes Prishtinës- Tiranës- Shkupit. Kapacitetet ekonomike, njerëzore dhe kapitale ekzistojnë, duhet menaxhim i mirë për të shfrytëzuar në maksimum kapacitetet ekzistuese dhe për të nxitur ngritje akoma më të madhe”, ka thënë Totaj.

Totaj u shpreh i bindur se në qeverisjen e tij, bizneset do të jenë prioritet dhe do të krijohen mundësi të reja zhvillimi.

Lexo edhe

Video

error: