Totaj në lagjen “Bajram Curri” në Prizren zotohet për fusha sportive, hapësira rekreative dhe mbështetje për rininë

Totaj në lagjen “Bajram Curri” në Prizren zotohet për fusha sportive, hapësira rekreative dhe mbështetje për rininë

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka kaluar paraditen e së shtunës duke u argëtuar e duke shijuar streetball-in me rininë e lagjes Bajram Curri, të cilët me vetë iniciativë kanë ndërtuar një fushë në lagjen e tyre.

“Ndjesi e veçantë të rikthehem në fushën e basketit. Në këtë të shtune me diel, së bashku me të rinjtë e lagjes “Bajram Curri” shijuam streetball-in në fushën e ndërtuar nga vet qytetarët” u shpreh Totaj.


Totaj po ashtu u zotua para këtyre të rinjëve se në qeverisjen e tij fushat sportive, hapësirat rekreative, mbështetja për rininë, suporti ndaj talentëve të sportit e kulturës e gjithashtu klubet futbollistike e basketbollistike do jenë të mbështetura çdo kohë, në qeverisjen e PDK-së.

“Si ish-sportist e menaxher i klubeve të basketit në Prizren, i njoh problemet me të cilat përballet sporti prizrenas. Gjatë qeverisjes sime do të investojmë në ndërtimin e tereneve sportive dhe fuqizimin e klubeve sportive duke ua mundësuar të rinjve tanë të shpërfaqin talentin e tyre. Nën udhëheqjen time, qytetarët nuk do të kenë asnjëherë nevojë të ndërtojnë fusha sportive nga xhepi i tyre siç ka ndodhur gjatë keq qeverisjes së Haskukës. Sepse është detyrë dhe obligim i komunës t’i adresojë nevojat e qytetarëve”- u shpreh Totaj para mediave e rinisë.

Lexo edhe

Video

error: