Totaj falënderon qytetarët: Ndryshimi po vjen, përpara Prizren

Totaj falënderon qytetarët: Ndryshimi po vjen, përpara Prizren

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë ditëve të fundit. 

Ai përmes një video të postuar në rrjete sociale ka thënë se ky është fundi i fushatës, por asgjë ende nuk ka përfunduar. 


“Tani, të gjithë këtë punë që e kemi bërë së bashku për muaj të tërë, është koha ta finalizojmë të dielën.  Ndryshimi po vjen, por ne të gjithë duhet ta bëjmë pjesën tonë. Unë po ju kërkoj të më besoni dhe të më votoni.  Të dielën votoni jo vetëm për një Kryetar të Komunës, por edhe për një qytet të ri.  Një qytet që e meritojmë. Një qytet që po ndryshon. Faleminderit të gjithëve. Përpara Prizren!”, ka thënë Totaj, i cili në garën për balotazh më 14 nëntor do të garojë me Mytaher Haskukën e Lëvizjes Vetëvendosje.

https://www.facebook.com/shaqirtotaj/videos/1227135097794656/

Lexo edhe

Video

error: