Totaj: Do ta rrisim në 50% përfshirjen e grave në qeverisjen e Prizrenit

Totaj: Do ta rrisim në 50% përfshirjen e grave në qeverisjen e Prizrenit

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, i shoqëruar nga deputetja Blerta Deliu-Kodra, kryetarja e Gruas Demokratike në Prizren Lumnije Rakaj, anëtarja e Kryesisë Luljeta Veselaj Gutaj dhe shefi i Shtabit Kujtim Gashi, sot në lagjen Ortakoll kanë mbajtur një takim me gra profesioniste, me renome në Prizren e figura të shquara. 

Në këtë takim, Totaj është fokusuar për përfshirjen e një numri më të madh të grave në drejtoritë komunale si dhe në dikasteret në përgjegjësi.


“Gratë e Prizrenit gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçarë të PDK-së në Prizren do të ketë përfaqësimin e duhur në të gjitha drejtoritë, në krye të drejtorive e diku në pozitat tjera udhëheqëse, e në çdo institucion tjetër. Fuqia e gruas është e madhe, e fuqishme dhe mbi të gjitha e vlefshme, gratë e Prizrenit janë dëshmuar se janë të zonja që ta qeverisin vendin, ta udhëheqin biznese dhe ta përfaqësojë shtetin në nivelet më të larta ndërkombëtare. Andaj, për ta realizuar këtë fuqi të gruas, ne në PDK kemi planifikuar një fond të veçantë, përmes të cilit do t’i ndihmojmë gratë në realizimin e projekteve të tyre,” tha Totaj.

Të pranishmet në këtë takim, kanë shprehur  gatishmërinë se do të angazhohen sa më shumë që vota e gruas të jetë vendimtare për fitoren e PDK-së më 17 tetor.

Lexo edhe

Video