Totaj: Do ta rikthejmë Prizrenin, jemi në balotazh me një diferencë jo të madhe

Totaj: Do ta rikthejmë Prizrenin, jemi në balotazh me një diferencë jo të madhe

Kandidati për kryetarë të Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj theksoi sonte se qytetarët e këtij vendi votuan në mënyrë demokratike. Ai shtoi se janë në balotazh, me një diferencë jo të madhe.  


“Qytetarët treguan një nivel të lartë të vetëdijes, dolën dhe votuan në mënyrë demokratike. Ne e dhamë një mesazh se dimë të organizojmë zgjedhje… Kjo fushatë ka sjellë një pranim nga ana e qytetarëve andaj edhe qytetarët sot votuan për ndryshim. Votuan për qeverisje të mirë, për fëmijët, për pensionistët, për sportistët për të gjithë për një qeverisje më të mirë, të cilën ne do ta implementojmë… Jemi në balotazh, ende nuk e dimë numrin e saktë të votave por duket që nuk do të ketë diferencë të madhe, por pas katër javës ne do të kthejmë pas katër jave, pastaj fillon një fazë e re me njerëz profesional, dhe gjithsesi do të jemi një shembull si duhet të qeveriset”, ka thënë Totaj.

PDK-ja deri tash për këtë komunë renditet e dyta pas VV-së në zgjedhjet e sotme për kryetar komune.

Lexo edhe

Video

error: