Torvioll Stullqaku zgjidhet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Torvioll Stullqaku zgjidhet “Ylli i javës” në Superligën e Kosovës

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) në bashkëpunim me sponsorin e Superligës së Kosovës, Bankën Kombëtare Tregtare (BKT) kanë vazhduar me ndarjen e çmimit të “Yllit të javës”, për futbollistin më të mirë të xhiros së fundit.

Çmimi “Ylli i javës” për xhiron e katërt të BKTSuperligës i takon lojtarit të Malishevës Torvioll Stullqaku, përcjell KosovaPress.


Stullqaku, i cili luan në rolin e sulmuesit te Malisheva, deri tani ka shënuar tre gola në këtë fillim të sezonit të ri 2021/22 të Superligës së Kosovës.

Stullqaku po ashtu me paraqitjet e tij deri tani ka treguar që është aset tejet i rëndësishëm për skuadrën e Malishevës.

Çmimin “Ylli i javës’ e dorëzoi senior specialisti në LCRD, në BKT, Albrim Kastrati.

Video

error: