Topi i Artë për Messin, Klopp ka një pyetje interesante

Topi i Artë për Messin, Klopp ka një pyetje interesante

Të hënën, ylli i Liverpool-it, Mohamed Salah përfundoi i shtati në votimin për Topin e Artë, duke lënë të habitur tifozë të Liverpool-it. Gjithashtu befasia ishte edhe një përfundim në vendin e dytë për Robert Lewandowskin pas një viti që shumë menduan se meritonin nderimet kryesore.

I befasuar më këto dy fakte ka mbetur edhe trajneri aktual i Liverpoolit Jurgen Klopp i cili ka thënë se Messit mund t’i jepen gjithmonë çmime të tilla por gjithashtu ka shtuar se nëse nuk i është dhenë Leëandoëskit kësaj here, atëherë kur do të ndodhte kjo.


“Isha i befasuar të jem i sinqertë”, ishte përgjigja e Klopp kur u pyet në lidhje me rezultatet e votimit të Topit të Artë që e vendosi Lionel Messin përpara Lewandowskit një veprim ky që po shihet si një dhuratë për karrierën e lavdishme të Messit, ndërsa Salah u rendit i shtati në listë, përcjellë KosovaPress.

“Gjithmonë mund t’ia jepni Messit për karrierën e tij, por nëse nuk ia jepni Robert Lewandowskit në këtë kohë, pas këtij viti, është mjaft e ndërlikuar që dikush tjetër ta marrë atë. Dhe Salah patjetër duhet të ishte më lart. Unë u befasova nga pozicioni i tij për të qenë i sinqertë.”, tha në fund ish-trajneri i Borussia Dortmundit.

Lexo edhe

Video

error: