Top-10 skuadrat më të mira në botë sipas FIFA-së, Gjermania mbetet jashtë

Top-10 skuadrat më të mira në botë sipas FIFA-së, Gjermania mbetet jashtë

Organi më i lartë i futbollit botëror, FIFA, sot ka publikuar ranglistën e re të saj pas ndeshjeve që u zhvilluan gjatë muajit qershor.

Sipas kësaj renditje, Brazili mbetet skuadra më e mirë në botë duke u pozicionuar si e para me 1837.56 pikë. Në vendin e dytë është Belgjika me 1821.92 pikë, kurse e treta është Argjentina me 1770.65 pikë, raporton KosovaPress.

Vendet katër dhe pesë mbahen nga Franca dhe Anglia. Spanja renditet e gjashta, e pasuar nga Italia në vendin e shtatë.


Pastaj vijnë Holanda, Portugalia dhe Danimarka që e kompletojnë top-10-shen e kësaj renditje.

Njëra nga vendet e mëdha që mbetet jashtë top-10-shes është Gjermania.

Nga ana tjetër, Kosova ka shënuar një ngritje të lehtë duke u pozicionuar në vendin e 16, kurse Shqipëria është në vendin e 66-të.

Lexo edhe

Video