Rrugëtimin në Kampionatin Evropian të futbollit Shqipëria do ta vazhdojë nesër me sfidën kundër Kroacisë në kuadër të grupit B. Një ditë para ndeshjes, grupi i tifozëve “Tifozët Kuq e Zi” kanë dal me një njoftim duke bërë të ditur se tifozët do të takohen në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumëall.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë që në orën 09:00 dhe marshimi për në stadium në grup do të bëhet në ora 11:45 nga po i njëjti vend.Të dashur anëtarë,
Rrugëtimi i Kombëtares tonë në Kampionatin Europian EURO2024 ka nisur me një paraqitje mjaft dinjitoze duke na dhuruar emocione të papërshkrueshme në përballjen me kampionët të fuqi, Italinë.
Ju njoftojmë që vendtakimi i TKZ-së përpara ndeshjes do të jetë në “Jan-Fedder-Promenade” përball stacionit të U-Bahn Baumëall, në adresën:
https://maps.app.goo.gl/MnuGGBqAaM769Uvs6?g_st=ic
Rrugëtimi që do të ndjekim:
Nisemi nga vendtakimi “Jan-Fedder-Promenade”
Marrim S-bahn S1 me drejtim Ëedel dhe zbresim ne Othmanschen.
Nga stacioni Othmanschen marrim shuttle bus që na dërgon deri në stadiumin “Volksparkstadion Hamburg” në adresën “Sylvesterallee 7, 22525“