Tjetër kërcënim me bombë në Aeroport

Tjetër kërcënim me bombë në Aeroport

Policia e Kosovës ka njoftuar se rreth orës 19:00 ka pranuar edhe një kërcënim me bombë në Aeroportin e Prishtinës, “Adem Jashari”.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë për KosovaPress, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.


Kujtojmë se rreth orës 16:00 Policia e Kosovës kishte pranuar edhe një alarm tjetër për bombë.

Pasi që udhëtarët dhe personeli ishin evakuar, zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, ka njoftuar se alarmi ka rezultuar të jetë i rremë.

Alarmi për bombë në aeroport, Policia: Kemi nisur ndërmarrjen e veprimeve

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.