Tjetër incident i dhunshëm në Francë, qëllohet me armë një prift

Tjetër incident i dhunshëm në Francë, qëllohet me armë një prift

​Një prift ortodoks grek mbeti i plagosur pasi u qëllua me armë zjarri të shtunën pranë një kishe në qendër të Lionit, nga një person që më pas u largua me shpejtësi nga vendngjarja.

Prifti u qëllua dy herë rreth orës 16:00 ndërsa po dilte nga kisha dhe ndërkohë po trajtohej në spital me plagë të rënda. Policia menjëherë rrethoi zonën dhe vijon kërkimet për gjetjen e autorit të kësaj ngjarje të rëndë, raporton A2.


Ky incident vjen dy ditë pasi një burrë i preu kokën një gruaje dhe vrau dy njerëz të tjerë në një kishë në Nisë.

Dy javë më parë një mësues në periferi të Parisit u ekzekutua në mënyrë makabre nga një 18-vjeçar, i cili u zemërua prej tij pasi iu kishte treguar disa nxënësve një karikaturë të Profetit Muhamed.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: