Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Tjetër humbje për Chelsean, Leicesteri merr kreun e tabelës

Tjetër humbje për Chelsean, Leicesteri merr kreun e tabelës

Chelsea ka pësuar disfatë tjetër në Premier Ligë duket u mposhtur nga Leicester City në xhiron e 19 më rezultat 2-0.

Kur u zhvilluan vetëm gjashtë minuta lojë në “King Poëer Stadium”, Ndidi realizoi golin e epërsisë për Leicester Cityn, përcjell KosovaPress.


Por ky nuk ishte goli i vetëm i pjesës së parë. Katër minuta para mbylljes, Albrighton asistoi për Maddison i cili ia doli që ta mposhte Mendyn për 2-0.

Kjo fitore e konfirmon formën e mirë nëpër të cilën po kalon Leicester City, ndërsa e futë në krizë edhe më thellë Chelsean e drejtuar nga trajneri Frank Lampard për të cilin thuhet se tani edhe mund të shkarkohet nga drejtuesit e “Bluve” të Londrës.

Leicesteri tani e kryeson tabelën e Premier Ligës me 38 pikë, kurse Chelsea renditet në vendin e tetë me 29 pikë.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: