Tiranë, në gjendje të dehur, 30 vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

Tiranë, në gjendje të dehur, 30 vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

Një 30 vjeçar në gjendje të dehur dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banonte.

Për pasojë i riu ka marrë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Njoftimi i policisë:

Me datë 31.12.2021, rreth orës 20:50, në Kamzë, në rrugën “Adriatik”, duke qenë në gjendje të dehur, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës ku banon, shtetasi E. L., 30 vjec, i cili për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Lexo edhe

Video