Tirana shpallet kampione e Superligës së Shqipërisë, tifozët pushtojnë “Elbasan Arenan” – foto

Tirana shpallet kampione e Superligës së Shqipërisë, tifozët pushtojnë “Elbasan Arenan” – foto

Skuadra e Tiranës pas fitores së sotme kundër Partizanit arriti të shpallet kampione e Superligës së Shqipërisë për të 26-ën herë në histori.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Elbasan Arena”, Tirana shënoi fitore si mysafire duke e mposhtur me rezultat 2:1 Partizanin, përcjell KosovaPress.

Ende pa përfunduar sezoni aktual, pas 33 ndeshjeve të zhvilluara, Tirana zë vendin e parë në tabelë me gjithsej 70 pikë të arkëtuara, 13 sosh më shumë se vendi i dytë, Laçi.


Ndërkaq, titullit të sotëm iu janë gëzuar tej mase edhe tifozët, të cilët menjëherë pas përfundimit të ndeshjes vërshuan në stadium për të festuar me skuadrën.

Foton e festës së tifozëve të Tiranës e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video