Tirana feston Vitin e Ri 2022, mes spektaklit të fishekzjarrëve dhe muzikës
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Festa e pritjes së Vitit të Ri në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ka kulmuar në orën 24:00 të mbrëmjes së 31 dhjetorit, ku me një spektakël fishekzjarrësh dhe muzikës, shqiptarët kanë pritur Vitin e Ri 2022.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka uruar nga sheshi ku së bashku me qytetarët e shumtë bën numërimin mbrapsht për mirëseardhjen e Vitit të Ri 2022.

Të shumtë kanë qenë ata të cilët e kanë pritur ardhjen e Vitit të Ri në sheshin “ Skënderbej” në Tiranë, por nuk ka munguar atmosfera festive edhe në rrethe të tjera të vendit, ku qytetarët dhe të afërmit e tyre i kanë “uruar mirëseardhjen” 2022-it në qendrat e qyteteve.

Në Tiranë, festa ka nisur në mbrëmje me koncertin festiv të Vitit të Ri, ku kanë performuar këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare si Elvana Gjata dhe Alban Skënderaj.

Pas orës 24, shumë prej atyre që kanë festuar në familje, i janë bashkuar ambienteve ku luhet muzikë “live” apo klubeve të natës, për të festuar me shoqërinë apo me personat e tyre të dashur, duke qenë se Komiteti i Ekspertëve ka lejuar që mbrëmja festive e Vitit të Ri të mos ketë orë policore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024