“Time” shpall Zelensky-n njeriun e vitit

“Time” shpall Zelensky-n njeriun e vitit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky është ”Personi i Vitit i revistës “Time” për vitin 2022.

Zelensky iu dha i njëjti titull dy ditë më parë edhe nga “Financial Times”.

“Zgjedhja e këtij viti ishte më e qarta në kujtesën e gjallë”, shpjeguan drejtuesit e “Time” në shpalljen e zgjedhjes që përfshin, së bashku me Zelensky, “shpirtin e Ukrainës”.


“Pavarësisht nëse reagimet ndaj betejës për Ukrainën janë një reagim shprese apo terrori, Zelensky e ka galvanizuar botën në një mënyrë që nuk e kemi parë në dekada”, thuhet në motivimin e titullit.

Vendimi për të mos u larguar nga Kievi pasi bombat ruse filluan të binin ishte i rëndësishëm. Nga postimi i tij i parë 40 sekonda në Instagram më 25 janar që tregonte se qeveria dhe shoqëria civile e Ukrainës ishin të paprekura, deri te fjalimet pothuajse ditore në Westminster, Bankën Botërore dhe Grammy, presidenti i Ukrainës ka qenë i gjithëpranishëm.

Ofensiva e tij mediatike ka ndryshuar ekuilibrin gjeopolitik duke ndezur një valë veprimi që ka përfshirë globin. /ATSH

Lexo edhe

Video