Tigri vret kujdestarin

Tigri vret kujdestarin

Një kujdestar kafshësh është copëtuar për vdekje nga një tigër në një park të kafshëve predatore në Afrikën e Jugut, kur gardhi elektrik që e rrethonte u fik për arsye mirëmbajtjeje.

Jasper, një tigër agresiv mashkull siberian, kaloi gardhin 4 metra të lartë kur rryma ishte fikur, dhe sulmoi 52-vjeçarin David Solomon, në anën tjetër të tij.

Kur David pa i tmerruar felinin 300 kilogramësh që vraponte drejt tij, dëshpërimisht u përpoq të ngjitej në një tjetër gardh, por kafsha e tërhoqi poshtë.


Jasper vrau David me disa kafshime, teksa ekzaminimet tregonin se kishte thyer qafën e kujdestarit kur e tërhoqi poshtë gardhit.

Ngjarja ndodhi në parkun Seaview Predator pranë qytetit Port Elizabeth të mërkurën.

Një tjetër zëdhënës i parkut tha se gardhet elektrike që ndanin rrethimet ku jetonin tigrat siberianë Jasper e Jade ishin duke u riparuar kur Jasper kërceu jashtë.

David kishte shenja kafshimesh por Jasper i kishte thyer qafën atij kur e tërhoqi poshtë gardhit.

Lexo edhe

Video

error: