Për herë të parë që nga viti 2002, Senegali është në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Njëzet vjet më parë, Senegali tronditi të gjithë duke mposhtur Francën në rrugën e tyre për në 1/16-ën e atij turneu, raporton KosovaPress.
Ndërkaq, në edicionin e Katarit të Kupës së Botës, Senegali siguroi kalimin tutje duke mposhtur Ekuadorin 2:1 në ndeshjen e fundit të grupit.
Golat e Ismaila Sarr dhe kapitenit fantastik, Kalidou Koulibaly siguruan kualifikimin tutje për Senegalin, ndërsa goli i Moises Caicedos ishte i nderit për Ekuadorin.
Mbrëmja e së martës është ajo që tifozët e Senegalit nuk do ta harrojnë, jo vetëm që ishin veshur për të bërë përshtypje, por edhe pjesa e senegalezëve mund të dëgjohej duke brohoritur me zë të lartë për lojtarët e tyre të dashur gjatë gjithë ndeshjes.
Pas golit të Koulibaly, zhurma brenda stadiumit ishte e lartë, shumë mbresëlënëse dhe festimet ishin thjesht një gëzim për t’u parë. Por, gjatë atyre festimeve u vërejt edhe një tifoz maroken, i cili iu bashkua në gëzim tifozëve të Senegalit.
Momentin e gjeni më poshtë.