Tifozët “kuqezinj” të pakënaqur me barazim, vërshëllejnë lojtarët e Shqipërisë – video

Tifozët “kuqezinj” të pakënaqur me barazim, vërshëllejnë lojtarët e Shqipërisë – video

Kombëtarja e Shqipërisë barazoi sot me rezultat 1:1 në ndeshjen kundër Islandës, përballje kjo vendimtare për vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria vazhdoi me paraqitje jo të mirë, ku pavarësisht se Islanda ishte me një lojtar më pak në fushë, nuk arriti të nxjerr më shumë se një barazim nga ndeshja e sotme, përcjell KosovaPress.

Ky barazim e lë Shqipërinë në vendin e tretë në grup në kuotën e dy pikëve, dy sosh më pak se kundërshtari i sotëm Islanda, që zë vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës C.


Por, këtij barazimi nuk i janë gëzuar tifozët “kuqezinj”.

Pas ndeshjes, futbollistët e Shqipërisë u afruan drejt tifozëve për t’i falënderuar ata për përkrahjen, por “kuqezinjt” ua kthyen me vërshëllima të shumta.

Tifozët refuzuan dhe fanellat e dhëna nga lojtarët, ndërsa as Berisha e as Hysaj që u afruan për të folur nuk arritën të zbusin situatën.

Momentin në fjalë e gjeni më poshtë.

Lexo edhe

Video