Tifozët e Juventusit i kërkojnë objektivit të Leicester Cityt të qëndrojë për përgatitjet para-sezonale
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Tifozët e Juventusit i kërkuan Matias Soulés që të qëndrojë në Torino përtej verës, kur argjentinasi mbërriti për të filluar përgatitjet para-sezonale me “Zonjën e Vjetër”.

Talenti argjentinas, Soulé është synimi i shumë skuadrave të Premier Ligës, ndër to Leicester Cityt dhe sipas “Sky Sport Italia”, “Dhelprat” janë gati të paraqesin një ofertë prej 25 milionë eurosh, raporton KosovaPress.

Megjithatë, një grup tifozësh të Juventusit i kërkuan 21-vjeçarit të qëndronte në Torino në sezonin 2024/2025, kur ai mbërriti për kontrolle mjekësore para-sezonale në J Medical të mërkurën në mëngjes.

Disa burime në Itali pohojnë se trajneri i ri i Juventusit, Thiago Motta, dëshiron ta testojë argjentinasin në stërvitje përpara se të vendosë nëse do ta mbajë apo ta shesë atë.

Në të njëjtën kohë, Juventusi duhet të rrisë buxhetin dhe të balancojë rezervat, kështu që një ofertë prej 40 milionë eurosh do t'i bindte Bianconerët të shesin ish-yllin e Frosinones.

Soulé e kaloi sezonin e fundit në huazim në “Stadio Stirpe”, duke shënuar 11 gola në 36 ndeshje të Serie A, të cilat, megjithatë, nuk ishin të mjaftueshme për të ndihmuar Frosinonen të shmangte rënien në Serie B.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024