Tifozët çekë provokojnë Shaqirin, shfaqin flamurin “Kosovo is Serbia”

Tifozët çekë provokojnë Shaqirin, shfaqin flamurin “Kosovo is Serbia”

Skuadra franceze Lyon ka zhvilluar ndeshje si mysafire kundër çekëve të Sparta Prague, në të cilën arriti të regjistroj fitore me rezultat të ngushtë 4:3.

Ndeshja e sotme ishte e vlefshme për xhiron e tretë të fazës së grupeve të Ligës së Evropës, ku Lyoni dhe Sparta Prague gjenden në Grupin A së bashku me Rangers e Brondby, përcjell KosovaPress.


Në fitoren e Lyonit mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane Xherdan Shaqiri luajti plot 75’ minuta, por dështoi që të regjistroj gol ose asistim mbi emrin e tij.

Por, përveçse nuk shënoi ose asistoi gol, Shaqiri nuk u prit mirë nga tifozët çek në stadiumin “Generali Ceska pojistovna Arena”, pasi që këta të fundit shfaqën flamurë me mbishkrime “Kosovo is Serbia”.

Nuk dihet ende nëse do të ketë sanksionime nga shtëpia e futbollit evropian UEFA mbi gjestin e bërë nga tifozët e skuadrës së Sparta Prague.

Lexo edhe

Video

error: