Thyhet vetura e policit në veri të Mitrovicës

Thyhet vetura e policit në veri të Mitrovicës

Një veturë “Peugeot”, ngjyrë e zezë dhe me targa KM, pronë e një polici të Njësisë për Reagim të Shpejtë, i cili punon në jug të Mitrovicës, është thyer mbrëmë gjatë natës në veri të këtij qyteti.

Burime të KosovaPress-it nga veriu bëjnë të ditur se dyshohet që xhamat i janë thyer qëllimshëm me gurë derisa vetura ishte e parkuar prapa picerisë “Number One”, dhe është në pronësi të S. Vasiq.


Sipas këtyre burimeve, polici i cili punon në jug, ndërsa jeton në veri të Mitrovicës, pasi kishte mbaruar punën mbrëmë gjatë natës, kishte parkuar veturën para banesës së tij, siç vepronte zakonisht.

Nuk dihet autori ose autorët e këtij incidenti dhe as motivi i tij, por dyshohet që shkak i kësaj të jetë fakti se polici punon në NjRSh-në e jugut me shqiptarët.

Ekipet përkatëse të policisë ndodhen në vendngjarje edhe gjatë kohës kur po raportojmë.

Lexo edhe

Video