Thyhet automjeti me targa RKS në veri të Mitrovicës, kërcënohen qytetarët

Thyhet automjeti me targa RKS në veri të Mitrovicës, kërcënohen qytetarët

Një qytetarit serb nga Mitrovica me inicialet M.P rreth 35-vjeçar, i është thyer automjeti mbrëmë gjatë natës.

Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 19:00 në rrugën “Lola Ribar” në veri të Mitrovicës, derisa automjeti Fiat Croma me targa të Rashkës, por edhe targa provuese RKS, ishte i parkuar.


Dyshohet se motivi i këtij incidenti është pajisja me targa RKS nga ana e pronarit të automjetit, ndërsa autori ose autorët e këtij incidenti nuk dihen.

Burimet më tej kanë shtuar se qytetarët e komunave veriore të vendit po kërcënohen nga grupe të caktuara, se të gjithë atyre që pajisen me targa RKS, do t’ua thyejnë automjetet.

KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë për rajonin e veriut, por pa sukses. 

Lexo edhe

Video

3 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: