Thorgan Hazard tregon gjendjen e vëllait të tij para ndeshjes me Italinë

Thorgan Hazard tregon gjendjen e vëllait të tij para ndeshjes me Italinë

Eden Hazard është më mirë dhe kundër Italisë mund të luajë. Kështu thotë vëllai i tij, Thorgan, i cili u paraqit në konferencën për shtyp dhe iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve.


“Sot ai ndihet shumë më mirë: ai po bën një punë të shkëlqyeshme me mjekët dhe kundër Italisë dëshiron që të jetë atje “, tha fillimisht Thorgan,

“Sot në 8:30 ai ishte tashmë në palestër. Unë mendoj se ai ishte më i frikësuar në fund të ndeshjes kundër Portugalisë sesa sot. Ai dëshiron të jetë atje për të ndihmuar ekipin dhe për të dhënë një shfaqje të mirë. Ai po bën gjithçka. Shpresoj se do të jetë gati, përndryshe kemi të tjerë që mund ta plotësojnë atë rol. “, tha në fund vëllai i vogël i Hazard.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.