Thomas Tuchel është trajneri i muajit tetor në Premier Ligën angleze

Thomas Tuchel është trajneri i muajit tetor në Premier Ligën angleze

Pas çmimit të lojtarit më të mirë të muajit tetor të cilin e fitoi egjiptiani Mohamed Salah, është zgjedhur edhe trajneri më i mirë i këtij muaji.

Trajneri german Thomas Tuchel është zgjedhur si trajneri më i mirë i muajit tetor në Premier Ligën angleze, përcjell KosovaPress.


Tuchel së bashku me skuadrën e tij Chelsean në këtë muaj në katër ndeshje të zhvilluara regjistroi katër fitore, duke shënuar plot 14 gola dhe duke e mbajtur portën e paprekur tre herë.

Fillimisht, “Blutë” e Londrës e nisën me fitore 3:1 kundër Southampton, pastaj shënuan fitore minimale 1:0 kundër Brentford, në javën e tretë e shkatërruan 7:0 Norwichin dhe në javën e katërt e mposhtën Newcastle me rezultat 3:0.

Lexo edhe

Video