Thirrje OVLUÇK-së: anuloni protestën e mos u bëni si VV-ja

Thirrje  OVLUÇK-së: anuloni protestën e mos u bëni si VV-ja

Si veteran i UÇK-së u bëj thirrje udhëheqësve të OVLUÇK që të anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik 2020, për arsye të ruajtjes së shëndetit publik dhe mosrrezikimin e mundshëm të jetës së qytetarëve me përhapje të mundshme të pandemisë Covid19.

Nuk ka dyshim se ashtu siç e kam përkrahur çdo protestë në mbrojtje të luftëtarëve të Lirisë, e përkrah edhe këtë protestë në mbrojtje të vlerave të UÇK-së.

Porse, ju duhet ta kuptoni se NUK ËSHTË KOHA për protesta të tilla. Kemi mënyra të lloj-llojshme për ta mborjtur luftën tonë të drejtë.

Mos të harrojmë asnjëherë se ne e kemi mbrojtur me mish e me shpirt aty ku kemi mundur çdo civil, dhe sot duhet ne si veteran të jemi shembull dhe sërish të vëhemi në mbrojtje të jetë së qytetarëve tanë, duke mos mbajtur tubime që janë në kundërshtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore për t’mos rrezikuar jetën dhe shëndetin e askujt.


Si veteran nuk kemi nevojë të bëhemi adresë e cak i sulmeve mediatike për keqësim të shëndetit publik, duke pasur parasysh faktin e numrit të madh aktual të të infektuarëve me Covid19!

Dhe për fund, edhe njëherë ju kërkoj të ANULONI PROTESTËN DHE MOS U BËNI SI VV-ja e cila rrezikoi shëndetin e qytetarëve të Kosovës me mbajtjen e protestës me 12 qershor 2020.

Ne jemi betuar edhe për të mbrojtur popullatën! Dëshmojeni edhe sot!

Bashkim Fazliu Migjeni, Veteran

Lexo edhe

Video

error: