Thiago Silva mund të rinovojë me PSG

Thiago Silva mund të rinovojë me PSG

Muaj më parë mediat franceze e kanë bërë fakt të kryer largimin e Thiago Silvas nga Paris Saint Germain në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësit brazilian i përfundoi kontrata me PSG në 30 qershor por 35-vjeçari vendosi ta zgjasë bashkëpunimin me kampionët e Francës deri në fund të këtij sezoni pasi dëshiron të luajë dy finalet e Kupave dhe kompeticionin më të rëndësishëm për klube ku PSG do të përballet në çerekfinale me Atalantën.


Por trajneri i parizienëve Thomas Tuchel ka ndezur një spirale për qëndrimin e Thiago Silvas edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

“Thiago Silva është lojtar i PSG-së dhe kapiteni ynë. Është e sigurt që do të merremi me këtë çështje pasi të përfundojë Champions League. Tani nuk kemi kohë, e kemi mendjen tjetërkund. Duket sikur Thiago do të largohet, por asgjë nuk është e sigurt në futboll. Nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë“, deklaroi para finales së Kupës trajneri gjerman i kampionëve të Francës.

Braziliani është pjesë e PSG që nga viti 2012 dhe pavarsisht moshës së madhe duket se kampionët e Francës kanë ende nevojë për eksperiencën e tij.

Lexo edhe

Video

error: