Thiago shpërthen në lot pas lëndimit në prag të ndeshjes me Chelsean

Thiago shpërthen në lot pas lëndimit në prag të ndeshjes me Chelsean

Mesfushori i Liverpoolit, Thiago Alcantara, shpërtheu në lot të dielën kur u detyrua të humbiste ndeshjen finale të Carabao Cup kundër Chelseat.

Mesfushori ishte në 11-shën startuese të zyrtarizuar nga trajneri Jurgen Klopp, por pësoi një dëmtim gjatë ngrohjeve para fillimit të sfidës, transmeton KosovaPress.

Ai u largua më pas dhe u zëvendësua nga Naby Keita.


Pasi iu dha lajmi, spanjolli u pa duke qarë në pankinë për shkak të zhgënjimit të tij.

Thiago u desh të ngushëllohej nga shoku i skuadrës, Alisson, ndërsa ai shikonte pjesën tjetër të skuadrës duke u përgatitur për fillimin e ndeshjes.

Lexo edhe

Video