Theret me thikë një grua në Skenderaj

Theret me thikë një grua në Skenderaj

Një person ka therur me thikë një grua në Skenderaj. Ajo u ther me thikë në mëngjesin e së enjtes.

Shkak i lëndimeve të marra, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).


Policia e Kosovës, ka njoftuar se është arrestuar personi që theri me thikë femrën.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte goditur me mjet të mprehtë (thikë) viktimën femër kosovare. Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit i është caktuar  masa e ndalimit policor për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh.

Lexo edhe

Video