Theret me thikë një 58 vjeçar në Mitrovicë

Theret me thikë një 58 vjeçar në Mitrovicë

Një person është therur me thikë në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë në mëngjesin e së premtes.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti tregon për KosovaPress se 58 vjeçari i therur është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.


“Rreth orës 09:40 është raportuar një  rast për lëndim trupor  i ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në  Mitrovicë. Nga informatat e para raportohet se  viktima (rreth 58 vjeçar) ka marrë lëndime trupore nga një mjet i mprehtë   (thikë)  i lënduari po trajtohet në Spitalin Rajonal në Mitrovicë”, tregoi Zahiti.

Zahiti tregon se policia  ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar.

Lexo edhe

Video