Themeluesi i Twitter po largohet nga posti i drejtorit

Themeluesi i Twitter po largohet nga posti i drejtorit

Themeluesi dhe drejtori ekzekutiv i rrjetit social amerikan Twitter, Jack Dorsey, do të largohet nga posti i tij, thanë burime të paidentifikuara për CNBC.

Pas shpalljes së këtij lajmi, aksionet e Twitter u rritën me 11%.


Dorsey është aktualisht kryeshefi ekzekutiv i Twitter dhe Square, kompania e tij e pagesave digjitale Square.

“Eliot Management” kërkoi që Jack Dorsey të zëvendësohej si drejtor në vitin 2020, përpara se firma e investimeve të arrinte një marrëveshje me menaxhmentin e Twitter.

Themeluesi i “Eliot Management” dhe miliarderi Paul Singer pyeti nëse Dorsey duhet të drejtojë të dyja kompanitë, duke i kërkuar që të largohet nga funksioni i njërës prej këtyre dy kompanive – Twitter apo Square.

Lexo edhe

Video