Themelues të UÇK-së dhe PDK-së në mbështetje të Bekim Jasharit

Themelues të UÇK-së dhe PDK-së në mbështetje të Bekim Jasharit

Themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) janë bërë bashkë për të mbështetur Bekim Jashari për të dalë edhe njëherë i pari në Komunë të Skenderajt.

Mbrëmjen e së enjtes, kryetari aktual i Skenderajt, Bekim Jashari ka mbajtur një takim në Fushë Kosovë me qytetarët e Skenderajt të cilët punojnë në Prishtinë dhe Fushë Kosovë.


Jashari ishte i shoqëruar sikurse dhe herëve të tjera nga deputeti i PDK-së, Bekim Jashari, ish-kryetari Skenderajt, Ramadan Gashi, si dhe me themelues të UÇK-së Zenun Kodra e Besim Rama, kurse në mbështetje të tij tashmë kanë dalë edhe  gjeneralët e UÇK-së Nuredin Lushtaku, Ilaz Derguti e Ahmet Zabeli, kryetari i veteranëve të UÇK-së Emin Lati dhe shumë invalid, familje të dëshmorëve, patriotëve dhe intelektualëve të Skenderajt.

E me këtë po dëshmohet përkrahja e madhe për Bekim Jasharin, dhe fakti që Drenica është rreshtuar e bashkuar rreth idealeve të UÇK-së se Adem Jasharit.

Lexo edhe

Video

error: