The Ellen Show-it i vjen fundi pas 19 sezoneve

The Ellen Show-it i vjen fundi pas 19 sezoneve

Pas 19 sezonesh, shfaqja e prezantueses amerikane Ellen DeGeneres do të përfundojë më 26 maj.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë DeGeneres (64) përmes një postimi në Twitter.

“Kemi regjistruar episodin e fundit të “The Ellen Show”, i cili do të transmetohet më 26 maj”, ka shkruar ajo.


Ajo shtoi se pa marrë parasysh se çfarë ndodhi, qëllimi i saj ishte gjithmonë ta bënte shfaqjen një vend ku “të mund të mblidheshin të gjithë dhe të qeshnin për një orë”.

“Kur filluam në vitin 2003, iPhone nuk ekzistonte. Mediat sociale nuk ekzistonin. Martesat e homoseksualëve nuk ishin të ligjshme. Ne shikonim botën të ndryshonte, herë për mirë, herë jo. Të jem e ftuar në jetën tuaj ka qenë privilegji më i madh i jetës sime dhe më ka sjellë gëzim të jashtëzakonshëm. Faleminderit”, tha prezantuesja.

“Ellen Show” u trondit nga akuzat për atmosferë pune “toksike”, madje edhe racizëm, ndaj dhe humbi një numër të madh shikuesish. Ajo kërkoi falje menjëherë pas kësaj, por reputacioni i saj tashmë ishte dëmtuar.

Video