Thaçi zëvendëson avokatin mbrojtës

Thaçi zëvendëson avokatin mbrojtës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur kërkesë përpara gjyqtarit të Procedurës Paraprake për të zëvendësuar avokatin mbrojtjes.

Thaçi në vend të David Hooper e ka kërkuar avokatin Gregory W. Kehoe.


Kehoe ka mbrojtur ish-gjeneralin kroat Ante Gotovinën.

Kërkesa drejt gjyqtarit të procedurës paraprake nga Thaçi ishte dërguar më 18 maj, derisa në të njëjtën ditë Hooper kishte kërkuar që të aprovohet largimi i tij nga pozita e avokatit kryesor të Hashim Thaçit.

“Z. Kehoe konfirmoi për Zyrën e Mbrojtjes se ai ishte thirrur me një kërkesë për të përfaqësuar Z. Thaҫi dhe se ai do të pranonte emërimin. Z. Kehoe pranohet në Listën e Këshilltarit Specialist në përputhje me Seksionin 7 të Direktivës për Avokatin”, thuhet në dokument.

Lexo edhe

Video

error: