Thaçi udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Thaçi udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Munih

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Gjermani, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Munihut.

Në margjinat e kësaj konference, presidenti Thaçi do të ketë takime të ndryshme bilaterale, ndër të tjera edhe me senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy, me ndihmës sekretarin e Departamentit të Shtetit, Philip Reeker, drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore, si dhe me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak.


Po ashtu, presidenti Thaçi në kuadër të kësaj konference do ta takojë edhe të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, ambasadorin Richard Grenell.

 

 

Lexo edhe

Loading...
error: