Thaçi: Qeveria e re pa vonesë të propozojë planin e rimëkëmbjes ekonomike

Thaçi: Qeveria e re pa vonesë të propozojë planin e rimëkëmbjes ekonomike

Pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka bërë thirrje mandatarit për kryeministër, Avdullah Hotit të marrë përgjegjësitë dhe të formojë qeverinë sa më shpejt.

I pari i shtetit, në një konference për medie, tha se Qeveria e re pa asnjë vonesë duhet të propozojë planin e rimëkëmbjes ekonomike.

Duke kërkuar stabilitet dhe reflektim, presidenti Thaçi tha se Kosova në tri vjetët  e fundit ka humbur për shkak të ndërrimit të kryeministrave.

Për vendimin e Kushtetueses që e i jep të drejtë dekretit për emrin e mandatarit për kryeministër, Thaçi tha se përmes kësaj u dëshmua se në Kosovë është pjekur demokracia.


 

 

 

 

Lexo edhe

error: