Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Thaçi propozon shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Pas 19 rasteve të identifikuara me pandeminë, i njohur si koronavirus, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka propozuar Kuvendit të Kosovës dekretin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend.

Ai tha se është i detyruar që të veprojë kështu pas gjendjes në vend. Kështu është shprehur presidenti i Kosovës pas mbledhjes së këshillit të Sigurisë, i cili filloi në orën 20:00. Sipas tij për të gjitha masat në kuadër të këtij dekreti qytetarët do informohet nesër, në ditën kur ky dokument do i procedohet edhe Kuvendit të Kosovës.

“Nuk kam menduar kurrë që me përgjegjësitë e mija kushtetuese, ligjore por edhe politike të mund të vije ky moment që të deklaroj, sonte jemi të detyruar të deklarojmë, por edhe propozojmë duke respektuar Kushtetutën e vendit në mbështetje të nenit 84. Pika 22 dhe neni 131 paragrafi 13, paragrafi 3, dhe 7 të Kushtetutës së Kosovës, neni 11 dhe 16, 2 dhe ligji 06L-123 do t’i propozoj Kuvendit të Kosovës dekretin për gjendjen e jashtëzakonshme në Kosovë. Gjendja e jashtëzakonshme në Kosovë përfshinë edhe mobilizimin e tërësishëm dhe maksimal të Forcës së Sigurisë së Kosovës në gjithë territorin e Republikës së Kosovës. Ky dekret po ndodh për shkak të fatkeqësisë natyrore të përhapjes së koronavirusit COVID19”, tha Thaçi.

I pari i vendit tha takimi i sotëm i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ka qenë korrekt dhe kanë diskutuar për masat që do ndermirën për përballimin e situatës pas përhapjes së COVID19 në vend.

Ai kërkoi nga të gjithë që të jenë në krye të përgjegjësive që ngarkohen nga Kushtetua dhe Ligjet e Kosovës.


“Jemi takuar, kemi biseduar ka qenë një bisedë shumë korrekte e përgjegjshme, konstruktive dhe natyrisht e nevojës së përballimit të kësaj situate, por edhe e marrjes së masave që të mos kemi përsëritje të fenomenit dhe rasteve të tilla. Pas konsultave që zhvillova edhe me kryeministrin, por edhe me edhe me Këshillin e Sigurisë Kombëtare dëshiroj të potencoi që të mos eksalohet situate më tutje, që të ndodh tejkalimi i kësaj gjendje jo të lehtë, të rëndë kërkohet nga ne të gjitha institucionet edhe nga unë si president nga parlamenti, nga qeveria, nga autoritet lokale, të gjithë të jemi në krye të përgjegjësive tona kushtetuese dhe ligjore”, tha ai.

Thaçi u shpreh se do ishte papërgjegjësi që si shtet të injorohet ky realitet i hidhur, prandaj kërkoi angazhimin e të gjithëve.

“Pa dashur që të nxisë panik por të thërras për kujdes dhe vëmendje për vigjilencë dhe natyrisht për përgjegjësi që të kujdesemi për njëri tjetrin ta ndihmojmë njëri tjetrin, ta ruajmë njëri tjetrin me masat dhe këshillat që kanë ndërmarrë institucionet përkatëse dhe në veçanti Instituti Kombëtar i Shëndetësisë. Jemi në një rrethanë të pa përjetuar më parë dhe si shtet natyrisht që duhet t’i marrim përgjegjësit që na takojnë kushtetuese dhe ligjore, do ishte papërgjegjësi e madhe injorimi i realitetit të hidhur dhe mos marrja e të gjitha masave që kemi si shtet dhe si shoqëri për preventimin e një situate edhe më të rënduar për qytetarin dhe gjithë shoqërinë kosovare. Ne ballafaqohemi jo me një grip sezonal, por me një virus të rrezikshëm dhe vdekjeprurës, prandaj duhet të mobilizohemi të gjithë me tërë angazhimet dhe potencialet që i kemi”, tha ai.

Presidenti ka falënderuar qytetarët për përgjegjësinë dhe institucionet dhe infermierë, mjekët, Policinë e Kosovës dhe ushtarët e Kosovës, në këtë rrethana të krijuara si shkak e kësaj pandemie.

Këshilli i Sigurisë Kombëtare është kryesuar nga kryeministri Albin Kurti, derisa pjesë përbërëse kanë qenë edhe drejtuesit e Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, drejtori i AKI-së dhe ai i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave.

Nga virusi COVID19 janë prekur tashmë 19 persona në Kosovë, ndërsa Qeveria e Kosovës ka ndërmarr një varg masash karshi këtij virusi, raporton KosovaPress.

Lexo edhe

error: