Thaçi kërkon t’iu drejtohet sot deputetëve

Thaçi kërkon t’iu drejtohet sot deputetëve

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka shkruar kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani që të mbledhë deputetët sot në ora 16:00.

Ai kërkon që t’iu drejtohet deputetëve në lidhje me vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku ka takuar disa prej zyrtarëve më të lartë amerikanë si dhe homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq.


Thaçi i ka thënë Osmanit që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin e seancës.

Lexo edhe

Video