Thaçi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë, fton për tranzicion të rregullt demokratik

Thaçi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë, fton për tranzicion të rregullt demokratik

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës pas vendimit në favor të tij të Gjykatës Kushtetuese. Derisa bëri thirrje për respektim të këtij vendimi, i pari i shtetit theksoi se liderët politikë duhet të angazhohen për një tranzicion të rregullt demokratik.

Thaçi në një konferencë për medie tha se duhet të respektohet rendi kushtetues në Kosovë.

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që e kam ndërmarrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Kjo u konfirmuar edhe mbrëmë në vendim unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmuar që vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie”, tha ai.

Thaçi tha se rrethanat e reja kërkojnë një qeveri funksionale dhe efikase.


Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri funksional, efektive dhe efikase. Prandaj iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike që të zbatojnë të gjitha vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak që të kem një tranzicion të rregullt demokratik”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, në këtë konferencë për media, presidenti i vendit ftoi edhe një herë BE-në që të liberalizojë vizat për  Kosovën.

Ftoj edhe sot  BE-në dhe shtete anëtarë të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Dje Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit bëri të ditur se dekreti i presidentit të Thaçit për mandatarin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Lexo edhe

error: