Thaçi: I mbetet spektrit politik për hapat e mëtutjeshëm, por vendit i duhet Qeveri stabile

Thaçi: I mbetet spektrit politik për hapat e mëtutjeshëm, por vendit i duhet Qeveri stabile

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha sot se vendit i duhet një qeveri stabile dhe se i mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm për formimin e ekzekutivit.

I pari i vendit tha se pavarësisht zhvillimeve që mund të ndodhin ai do të respektojë kornizën e përgjegjësive kushtetuese.

Unë si president i vendit do të respektoj kornizën e përgjegjësive kushtetuese, mbetet spektrit politik të bëjë hapat e mëtutjeshëm. Edhe iniciativa për mbajtjen e seancës është në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, mendoj se është një hap i menduar prej mandatarit dhe obligim që e ka marrë natyrisht kur është mandatuar nga ana ime, i mbetet spektrit politik që të shohin mundësitë e angazhimeve të përbashkëta në mënyrë që kemi qeveri sa më shpejtë që të mundet”, tha presidenti.

 

I pyetur për mundësinë dhe efikasitetit e një qeverie të pakicës, Thaçi tha se Kosovës i duhet një qeveri stabile dhe efektive.

Kosovës i duhet një qeveri stabile, efektive, për respekt të vullnetit qytetar dhe orientimit euroatlantik pra të një bashkëpunimi të ngushtë BE-së, Shtetet e Bashkuar dhe NATO-s”, u shpreh Thaçi.


Derisa për takimin e djeshëm me kryediplomatin evropian, Josep Borrell, Thaçi tha se qytetarët e Kosovës po vuajnë mos unitetin e shteteve evropiane.

 

Ne kishim një takim dje me z.Borell me të cilin diskutuam për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në të ardhmen evropiane, ishte një deklarim i sinqertë dhe i hapur për të arriturat e Kosovës, Kosova ka arritur të përmbushë në tërësi të gjitha kriteret për liberalizim të vizave, problemi është se BE nuk është unike për Kosovën dhe këtë mos unitet është duke e paguar qytetari i Kosovës. Unë shpresoj që hapat e ardhshëm, coftë të dialogut Kosovë – Serbi, të jenë një angazhim i përbashkët i koordinuar në mes të BE-së dhe Amerikës, roli i SHBA-së është i pazëvendësueshëm në udhëheqje dhe vendimmarrje”, u shpreh ai.

Këto komente, presidenti, Hashim Thaçi i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit, Zahir Pajaziti me rastin e 23 vjetorit të rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.

 

“Sot nderojmë me dinjitet dhe respektin më të lartë shtetërore jetën dhe veprën heroike të këtyre komandantëve dhe gjithë luftëtarëve të UÇK-së që ranë në istikame të luftës”, tha Thaçi./KosovaPress/

 

Lexo edhe

Video