“Thaçi e Veseli, dy personat më të vendosur të UÇK-së, Gjykata Speciale nuk duhet të ekzistojë”

“Thaçi e Veseli, dy personat më të vendosur të UÇK-së, Gjykata Speciale nuk duhet të ekzistojë”

Ish-luftëtarët e UÇK-së, po vazhdojnë të mbrojnë presidentin Hashim Thaçin, kreun e PDK-së, Kadri Veselin, si dhe nëntë personat e tjerë, ndaj të cilëve Prokurori i Dhomave të Specializuara ka dorëzuar një propozim akuzë. Ata këtë propozim akuzë e cilësojnë si të pa bazë e të pa pranueshëm.

Ish luftëtari i UÇK-së, Isak Asllanin, i cili ka të vrarë nga forcat serbe, shtatë fëmijët, nënën, gruan,gruan e vëllait me vajzë, thotë se presidenti Thaçi dhe kryetari i PDK-së, Veseli, janë të pa fajshëm dhe se çfarëdo akuze që tentohet të ngritët ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e konsideron si të pa pranueshme.

Ai madje thotë se Thaçi e Veseli, janë njerëzit më të vendosur që ka pasur UÇK-ja dhe udhëheqësja jonë.

“Pak e kom marrë si me habi këtë akuzë që e kanë bërë ndaj Thaçit dhe Veselit, për mu kanë qenë njerëzit më të vendosur dhe më të mirë që i ka pasur UÇK-ja dhe udhëheqësja jonë. Nuk kanë bërë ndasina kurrë,  i kom përcjell, çdo seancë që kanë pasur, çdo udhëheqësi që ka bërë Thaçi me Kadrin, për mua kjo është e pa pranueshëm.. Thaçi e ka përkrahjen tonë me gjithë Veselin gjithmonë dhe çdo pjesëtar i UÇK-së, nëse është nevoja edhe jetën me dhënë për ata prapë hy në luftë…Pa fije dyshimi jam që këta janë të pafajshëm, po shkon koha, po shkojnë proceset gjatë, po te etiketon dikush, e drejta del në shesh, e drejta del në shesh mirëpo sa po vuan populli e qaj personi. Sot 21 vite janë bërë, ne akoma me dhimbje tona dhe plus tash me u kthye në gjykim, kush, kupola e UÇK-së”, thotë Asllani.

Derisa fletë për propozim aktakuzën e ngritur nga Gjykata Speciale. Asllani thekson për KosovaPress, se kjo Gjykatë nuk është dashur të ekzistojë fare.


Por më shumë se për Gjykatën, ai u shpreh i  zhgënjyer nga disa shqiptarë, të cilët siç thotë ai, nuk kanë bërë asgjë në luftë, andaj mundohen të“sulmojnë” luftëtarët dhe iu gëzohen aktakuzave ndaj tyre.

“Jo për hesap temin kjo nuk është dashur të ekzistojë hiç, me mendimet e mia kjo është dashur me u zhvlerësu menjëherë….Jam i zhgënjyer dhe i habitur me këtë aktakuzë, sikur çdo Shqiptar që duhet me e ndi këtë. Do njerëz të tjerë po me pengojnë shumë,  “zaher” nuk e kanë gjet hakun e vet me e vendos aty ku është dashur te UÇK-ja dhe në ato momente akuza të rënda prej vëllezërve tanë, nuk e di. Çka ka me dhanë more burrë unë  më shumë për këtë tokë. Po edhe jetën, tybe ne kursefsha hiq”, u shpreh Asllani.

Fëmija më i vogël i Isak Asllanit, ishte Antigona, e cila kishte vetëm 1 vjet.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka paralajmëruar protestë më 9 korrik me kërkesë ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale.

Lexo edhe

Video

error: