Teuta e fiton duelin direkt me Kukësin, ja renditja në Superligën e Shqipërisë

Teuta e fiton duelin direkt me Kukësin, ja renditja në Superligën e Shqipërisë

Është kompletuar edhe java e katërt në elitën e futbollit shqiptar me ndeshjen derbi që u zhvillua të dielën ndërmjet Kukësit dhe Teutës që i takoi Teutës e cila triumfoi me rezultat 3-2.

Në minutën e shtatë Teuta kaloi në epërsi me golin e Aleksit, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 13 nga Feijao, përcjellë KosovaPress.

Madje Kukësi e përmbysi rezultatin duke shënuar për 2-1 me golin e Taipit në minutën e 26, por Teuta reagoi fuqishëm duke shënuar dy gola të shpejtë brenda pjesës së parë me anë të Plaku dhe Koubembas në minutat 34’ dhe 45’.

Në pjesën e dytë nuk u realizua asnjë gol kështu që tri pikët shumë të rëndësishme i takuan Teutës.

Tirana është në vendin e parë me tetë pikë, aq sa ka edhe Teuta në të dytin, kurse Kukësi është në vendin e tretë me shtatë pikë.

Kjo është rendita e plotë në Superligën e Shqipërisë pas katër xhirove:

Tirana 8 pikë

Teuta 8


Kukësi 7

Vllaznia 6

Dinamo Tirana 6

Egnatia 5

Partizani 3

Skënderbeu 3

Laçi 2

Kastrioti 1

Lexo edhe

Video

error: