Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Tetë të vdekur nga koronavirusi në Maqedoninë Veriore

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë Veriore janë regjistruar tetë viktima me koronavirus dhe 82 raste të reja nga 1.211 testime të kryera, njofton Ministria e Shëndetësisë.


Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Shkup –  61.

Në të njëjtën periudhë janë shëruar 265 pacientë. Ndërsa numri i rasteve aktive është 5.539./AlsatM

Lexo edhe

Video