Tetë të dyshuar për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Tetë të dyshuar për koronavirus në Kosovë, priten rezultatet e analizave

Tetë persona që dyshohet të jenë prekur nga koronavirusi, janë aktualisht duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për KosovaPress, drejtoresha e kësaj klinike, Lendita Ajvazi-Berisha.

Ajo ka thënë se janë në pritje të rezultateve të analizave për këta persona, të cilët kanë ardhur në Kosovë nga regjione të ndryshme.

Tetë raste të reja të dyshuar me koronavirus janë paraqitur sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, të cilat tashmë janë hospitalizuar dhe janë në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

“Po, janë tetë raste të reja të dyshuar me koronavirus që janë pranuar sot në Klinikën Infektive. Ata kanë ardhur në Kosovë nga regjione të ndryshme. Jemi në pritje të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik”, ka konfirmuar për KosovaPress, drejtoresha e Klinikës Infektive, Lendita Ajvazi-Berisha.


Ministri i Shëndetësie, Arben Vitia ka deklaruar dje se Qeveria e Kosovës planifikon të shpenzojë rreth 10 milionë euro rreth parandalimit dhe trajtimit të virusit, nëse do të ketë të prekur nga kjo sëmundje në Kosovë.

Në Shqipëri janë konfirmuar 10  të prekur nga ky virus, dhe qeveria ka mbyllur shkollat për dy javë.

Koronavirusi është përhapur në mbi 100 vende të botës ndërkohë që qeveritë kanë ndërprerë fluturimet me vendet e prekura, dhe disa kanë mbyllur kufijtë për një periudhë të pacaktuar./G.Kadrija

 

 

Lexo edhe

Video

2 Comments

Comments are closed.

error: